POLITIKATË FUNDIT

Fatos Lubonja rrëfen ngjarjet pas 2 korrikut 1990 kur ishte në burg: Luhatjet e mëdha që pati regjimi në atë kohë i provuam në kurrizin tonë

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në Log në News24, rrëfeu çfarë përjetoi dhe çfarë ndodhi pas ngjarjeve të 2 korrikut 1990 kur u hapën ambasadat. Sipas tij, të gjitha luhatjet që pati regjimi i asaj kohe, në agoninë e tij, i provoi në kurriz ai dhe të burgosur të tjerë.

Lubonja kujton edhe fundin e burgut para se të lirohej, kur regjimi kishte filluar të lëshonte në një farë mënyre, por gjithsesi, deri në momentet e fundit kishte forma represioni.

Fatos Lubonja: “Regjimi ynë krahasuar me vendet e tjera të Lindjes, ne quheshim si marksistë-leninistët e vërtetë, ndërsa ata revizionistë. Lëshimi në fund erdhi nga ekonomia, nuk mbijetonte dot. Unë isha në burgun e Burrelit në atë kohë. Përmendet Perez de Cuelarr që do vinte aty. Filluan të transferoheshin, kishte lëvizje të shumta. Dukej sikur regjimi po lëshonte, por nga ana tjetër burgun e fortifikoi me idenë për të mbajtur të rrezikshmit.

Unë jam liruar më 17 mars të vitit 1991, ndoshta për të na privuar nga ndonjë kandidim i mundshëm në zgjedhje, ngaqë më 31 mars ishin zgjedhjet e para pas rënies së regjimit. Luhatjet e mëdha që pati regjimi në atë kohë i provuam në kurrizin tonë. Nga fundi i burgut, mbaj mend që premë disa fletë alumini nga tryeza ku hanim dhe bëmë antenë për ta lidhur me tv për të kapur ndonjë valë nga Jugosllavia. Guxuam të linim edhe flokët e gjata. I gjithë ky lëshim ndodhi pas ambasadave. Por gjithsesi, erdhën sampistët dhe na qethën dhunshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *