TË FUNDIT

Kurti: 14 korriku, përvjetor i luftës së njerëzimit për drejtësi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të këtij shteti, tha se 14 korriku nuk është vetëm një përkujtim i së kaluarës, por një përvjetor i vazhdueshëm i lirisë, luftës së njerëzimit për drejtësi dhe i lindjes së qytetarisë moderne.

“Sot, ndërsa festojmë 236-vjetorin e atij momenti themelues të modernitetit, nuk shikojmë vetëm nga e kaluara, por edhe nga e ardhmja. Dhe e ardhmja kërkon që të mos i ruajmë idealet tona vetëm me fjalë; kërkon që t’i përkthejmë ato në politika publike, institucione të qëndrueshme dhe drejtësi të prekshme. Kosova, si një Republikë e re, lindi në frymën e këtyre idealeve. Ne kemi zgjedhur rrugën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, jo vetëm sepse është rruga më e drejtë, por sepse është rruga që e bën vendin të denjë për qytetarët e tij dhe një partner të besueshëm për miqtë e tij”, tha kryeministri në detyrë, Kurti.

Në vijim, sic bënë të ditur Kryeministria, kreu në detyrë i ekzekutivit shprehu mirënjohjen ndaj Francës për mbështetjen e saj të vazhdueshme në shtetndërtimin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës, gjersa nënvizoi dhe përkushtimin në rrugëtimin drejt integrimit evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *