Ekskluzive: FSK-ja pajiset me autoblinda amerikanë
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë.
Tëvë1 nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mëson se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për ushtrinë e Kosovës.
Gjithashtu, një pjesë e tyre Tëvë1 mëson se kanë arritur në bazat e FSK-së, kurse edhe shumë të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditëve në vijim.
Donacioni që ka ardhur shihet edhe përmes videove të cilat janë publikuar në rrjete sociale, ku shihet që autoblindat amerikanë barten drejt kazermës ushtarake.
Tëvë1 ka dërguar pyetje në Ministrin e Mbrojtjes për të kërkuar më shumë detaje dhe është në pritje të përgjigjes.