Media e Bosnjës për sfidën e Kosovës në Armeni: Një skenë që i tremb të gjithë serbët
Kosova U-20 dhe Shqipëria U-20 u ballafaquan sot në kuadër të EuroBasket, Divizioni B për meshkuj.
Ndeshja u luajt në Yerevan të Armenisë.
“Takimi i dy shteteve vendeve vëllazërore filloi në një mënyrë që i tremb më shumë serbët dhe Beogradin me siguri nuk do t’i pëlqejë ajo që ka lejuar FIBA.
Para fillimit të ndeshjes, u bë një foto e përbashkët e lojtarëve të të dy ekipeve me shqiponjën dykrenare.
Kjo shihet si provokim i rëndë nga Serbia.
Në një moment, kamerat regjistruan edhe një lojtar shqiptar që ngriti tre gishta lart, por jo si simbol të serbizmit, por si një gjuajtje për tre pikë”, ka shkruar mediumi boshnjak “Sporsport”.
Dardanët e rinj fituan ndaj Shqipërisë me shifrat 57:78 (13:11, 21:21, 9:21, 14:25).