Eksperti austriak reagon ndaj ndërkombëtarëve për urat: Nuk duhet kundërshtuar një projekt i madh në një tokë të drejtuar nga gangsterë ..
Ndërtimi i urave në Ibër ka krijuar debat dhe reagim ndërkombëtar, gjë që kërkon që çdo projekt infrastrukturor midis Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore të ketë koordinim dhe dialog të ngushtë midis të gjitha komuniteteve të përfshira.
Sërish një reagim ndërkombëtar për Kosovën, kur ajo merr një vendim për brenda territorit të saj. A duhej një reagim i tillë?
Eksperti austriak për Ballkanin, Gunther Fehlinger, në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se, autostradat janë simbole për progresin, paqen dhe unitetin evropian; autostradat janë të dobishme për të gjithë evropianët, pavarësisht etnisë së tyre; autostradat janë shprehje e fuqishme dhe e kushtueshme e vullnetit kombëtar dhe angazhimit për zhvillim, autostradat janë simbole të fuqishme të unitetit dhe çelësi i prosperitetit.
closevolume_off
ImageEksperti austriak për Ballkanin, Gunther FehlingerFoto galeri
“Bashkimi Evropian po i mbështet shumë autostradat si pjesë të zhvillimit tonë të Ballkanit. Ne e bëjmë këtë në Serbi dhe Kosovë dhe kudo. Pra, ju lutem, pse të mos e lidhim Kosovën dhe Serbinë me autostradë? Ne e bëjmë këtë në verilindje dhe duhet të jemi gati prej kohësh, rreth një dekade tashmë. Kosova e bëri këtë pjesë, Serbia jo”, vlerëson ai.
Ekspreti austriak thekson se Kosova duhet të bëjë të njëjtën gjë për rajonin verior dhe të ndërtojë një autostradë në veriperëndim për t’u lidhur me sistemin serb të autostradave, të cilin Serbia në fakt e ndërton dhe së fundmi arriti në Pozhegë dhe së shpejti do të arrijë në kufirin e Malit të Zi me mbështetjen e BE-së.
“Kosova duhet të ndërtojë pjesën e autostradës në tokën e Kosovës deri në kufirin e vetë Kosovës për të treguar se Kosova kujdeset për qytetarët e veriut të Kosovës, pavarësisht se cilës etni i përkasin. Unë rekomandoj një dalje të autostradës në Banjska. Një autostradë e tillë, Kosova mund ta bëjë vetë nëse BE-ja dëshiron ta mbajë veriun e Kosovës të varfër dhe të funksionojë si një parajsë gangsterësh pa ligj, siç ishte nga viti 1999 deri në vitin 2020, kur Kryeministri Kurti filloi ta pastronte atë me sukses. Që BE-ja nuk bën asgjë për ta mbështetur atë dhe në fakt mban anën e turmës, është për turpin tonë të përjetshëm”, thotë ai.