TË FUNDIT

Nëse shkohet në zgjedhje të reja: VV enigmë, PDK në vend, LDK rënie, AAK nuk e kalon pragun

Dështimet për 45 herë të seancave të Kuvendit të Kosovës gjithnjë e më shumë po shfaqin mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Në fakt, ky edhe ka qenë dhe është synimi i Albin Kurtit për arsyet që i kam thkesuar në dhjetëra shkrime dhe prononcime. Vendi s’mund të mbetet peng i egove të partive politike, ose thënë më mirë të disa individëve brenda partive në Kuvend.

Zgjedhjet mund të jenë zgjidhje siç mund të jenë reprizë e 9 shkurtit, mes parashikimeve për rezultatin e mundshëm. Disa premisa janë të dukshme, nisur nga disponimi i qytetarëve e të cilat manifestohen nga kontaktet e afërta ose nga shprehja e mendimeve edhe nga rrjetet sociale.

Në përgjithësi qytetarët janë të dëshpëruar me zhvillimet politike, disa akuzojnë më tepër njërin subjekt e disa tjetrin më shumë. Një pjesë e madhe e tyre janë të mendinit se duhet bojkotuar zgjedhjet, nëse mbahen të parakohshme, si mjet revolte. Pritjet janë që rënie të madhe të ketë LDK, e cila nuk kalon me shumë se 15%, me shumë mbështetës të saj të revoltuar nga mënyra se si refuzuan ftesën e VV për koalicion, me çka me kohë do të ishin konsoliduar institucionet.

closevolume_off
Mungesa e tyre i atribuohet në masë të madh pikërisht LDK-së. PDK, nuk duket se mund të ketë rënie, por as ngritje jo, pak a shumë pritet të jetë aty ky është. AAK mbetet jashtë Kuvendit, njësoj edhe Nisma nëse nuk futet në koalicion me ndonjë parti të madhe. Derisa, Vetëvendosje mund të përballet me surpriza të llojit; bojkot, rënie apo rritje. Të tre opsionet janë të mundura, momentalisht elektorati i VV është i hutuar dhe reagimi në rast të zgjedhjeve momentalisht duket i panjohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *