Kosova në NATO me Trump-in dhe Rutte-n, ish – ushtaraku: Aspirata kërkon më shumë se fjalë të bukura në universitete amerikane
Ditën e djeshme, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një diskutim në Universitetin Johns Hopkins në Washington ka thënë se anëtarësimi në NATO është më i thjeshtë sesa i Ukrainës.
Ajo i ka dhënë argumentet e saj se pse Kosova duhet të jetë anëtare e Aleancës Veriatlantike.
Sipas presidentes Osmani këtë do të mund ta bënte të mundur presidenti amerikan, Donald Trump bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është aq kompleks sa anëtarësimi i Ukrainës. Është më i thjeshtë se i Ukrainës në kuptimin që SHBA të thotë se kjo duhet të ndodhë sepse është aleati më i madh dhe më i fortë i NATO-s. Sekretari e tanishëm të NATO-s, është shumë në sinkron me presidentin e SHBA-së dhe nëse kjo dyshe do që kjo të ndodhë ata mund t’i bindin pesë shtetet mosnjohëse”, tha mes tjerash ajo.
Këtë deklaratë të presidentes e komentoi për gazetën “Bota sot” Osman Ferizi, veprimtar dhe ish pjesëtar i grupit të armatosur të dhjetorit 1991, të prirë nga heroi Sali Çekaj.
ImageOsman FeriziFoto galeri
Fillimisht, ai rikujtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte aspiratë legjitime e hershme që nga Presidenti Rugova.
“Deklarata e fundit e Presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në Universitetin prestigjioz “Johns Hopkins” në Ëashington, ku theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të jetë më i lehtë se ai i Ukrainës, është një mesazh politik me rëndësi, por që kërkon vlerësim realist në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike.
Është e natyrshme që përfaqësuesit institucionalë të Kosovës të artikulojnë aspiratat euro-atlantike në forume ndërkombëtare. Është gjithashtu e domosdoshme që Kosova të projektohet si partnere kredibile e sigurisë në rajon – gjë që në shumë aspekte e ka dëshmuar përmes bashkëpunimit me SHBA dhe ushtrisë amerikane. Por, këto elemente nuk janë të mjaftueshme për të anashkaluar realitetin kompleks të anëtarësimit në NATO”, u shpreh Ferizi.
Tutje, ai përmendi edhe pengesat aktuale që i ka Kosova për ta arritur këtë aspiratë, të cilat sipas tij janë më shumë të karakterit teknik.
“Pengesat e padukshme!
Sot, pesë shtete anëtare të NATO-s nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja. Këto shtete nuk janë thjesht “pengesa teknike”; ato janë barriera strategjike që e bëjnë të pamundur konsensusin unanim, i cili është parakusht themelor për çdo anëtarësim të ri në Aleancën Veriatlantike.
Ndryshe nga Ukraina, e cila përballet me agresion të drejtpërdrejtë ushtarak nga Rusia dhe ka një mobilizim ndërkombëtar për mbështetje ushtarake dhe politike, Kosova ndodhet në një situatë të ngrirë politike me Serbinë. Dhe pa një marrëveshje përfundimtare dhe të detyrueshme ndërkombëtarisht me Serbinë, rruga drejt NATO-s mbetet e bllokuar – jo për mungesë vullneti të Kosovës, por për shkak të arkitekturës aktuale të sigurisë ndërkombëtare”, u shpreh Ferizi.
Megjithatë, deklaratën e presidentes Ferizi e konsideron më shumë si një shpresë politike sesa zhvillim me indikacione konkrete.
“Presidentja Osmani përmendi se një anëtarësim i mundshëm mund të ndodhte nën udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump dhe sekretarit të ri të NATO-s, Mark Rutte. Kjo deklaratë më shumë ngjan me një shpresë politike sesa një zhvillim të bazuar në indikacione konkrete.
NATO funksionon përmes konsensusit të shteteve anëtare, jo përmes vullnetit të një lideri të vetëm, sado i fuqishëm të jetë ai. SHBA pa dyshim ka rol thelbësor, por nuk mund ta shtyjë përpara një proces ku vetë baza statutore e Aleancës kërkon unanimitet”, potencoi Ferizi.
Ai foli edhe për gjeopolitikën e re dhe rolin e luftës në Ukrainë, duke thënë se një marrëveshje e mundshme globale do të mund të hapte një dritare të re për Kosovën.
“Gjeopolitika e re dhe roli i luftës në Ukrainë
Nëse do të ketë një marrëveshje globale pas përfundimit të luftës në Ukrainë, e cila do të rikonfigurojë zonat e ndikimit në Evropën Lindore dhe Ballkan, atëherë do të hapet një dritare e re për Kosovën. Por ajo dritare do të varet nga dy gjëra: fati i krahinave të pushtuara në Ukrainë dhe gatishmëria e fuqive të mëdha për të vendosur një ekuilibër të ri të sigurisë në rajon.
Në këtë kuptim, është e mundur që Kosova, për shkak të orientimit të saj perëndimor dhe bashkëpunimit me SHBA, investimit të fuqishem të Amerikës të përfshihet në një rreth të zgjeruar të sigurisë. Por deri atëherë, duhet ruajtur qetësia strategjike dhe të shmangen deklaratat e cilat mund të krijojnë pritshmëri të rreme në opinionin publik”, nënvizoi ai.
Sipas Ferizit, aspirata e Kosovës për NATO është legjitime, e drejtë dhe në përputhje me të ardhmen që shumica e qytetarëve duan, por se ajo kërkon më shumë përpjekje.
“Por, për t’u kthyer në realitet, ajo kërkon më shumë se fjalë të bukura në universitete amerikane. Kërkon zgjidhje reale politike, konsensus të gjerë ndërkombëtar dhe një rend të ri gjeopolitik, që ende nuk ka marrë formë.
Deri atëherë, duhet të ecim me përkushtim në forcimin e demokracisë së brendshme, sundimit të ligjit dhe të përgatitemi seriozisht për atë ditë kur dera e NATO-s d