Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
Gjatë muajit që e lamë pas, gazetari Adreatik Kelmendi kishte tronditur opinionin kosovar duke e publikuar një ekskluzivitet në emisionin e tij në Klan Kosova, që më pas doli të jetë lajm i rremë.
Në këtë emision ai dha një lajm “ekskluziv” duke thënë gjoja se koordinatorja e ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka kërkuar të mos mbahen kontakte zyrtare me Qeverinë Kurti.
Por, nuk kaluan as 24 orë, kur Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përmes një reagimi zyrtar, demantoi Kelmendin duke i mohuar pretendimet e tij dhe duke theksuar se vazhdon bashkëpunimin e fortë me Qeverinë e Kosovës.
“Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) riafirmon bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm dhe të fortë me Qeverinë e Kosovës. Ne mbetemi të përkushtuar fuqishëm ndaj prioriteteve të zhvillimit të Kosovës dhe e vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë me institucionet e Kosovës”, thuhej në reagimin e tyre