Tomë Gashi reagon ashpër ndaj idesë së koalicionit LVV–PDK: Do të ishte shkatërruese për…!
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë ditë më parë ka folur për mundësinë për koalicion me PDK, të cilës nuk i ka bërë ftesë, për dallim nga LDK.
Ai tha se PDK nuk është reformuar dhe se në të janë 5 kryetarë.
Po ashtu, ai përmendi se prandaj Enver Hoxhaj e Ramiz Lladrovci
closevolume_off
“PDK nuk është e reformuar, në PDK ekzistojnë 4-5 kryetarë. Aty nuk merresh vesh nëse ke fol me një person. Prandaj Enver Hoxhaj foli ashtu. Prandaj Ramiz Lladrovci foli ashtu në televizion, për Sami Lushtakun, prindin e një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Dhe i kanë dy udhëheqës në Hagë. Ata nuk janë reformuar. PDK është sinonim i kapjes së shtetit. Elementet e PDK-së i gjeni në shumë institucione të vendit, sidomos prokurori, gjyqësor, edhe institucione tjera por edhe media”, u shpreh Kurti.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.
Ai thotë se bashkëqeverisja e LVV-së me PDK-në do ta dëmtonte rëndë LVV-në dhe njëkohësisht do ta shpëtonte PDK-në nga përgjegjësia për të kaluarën e saj problematike.
“Pranimi eventual i LVV-së për të bashkëqeverisur me PDK-në do t’i shkaktonte dëme të mëdha dhe të pariparueshme LVV-së.
Një veprim i tillë do ta ndihmonte PDK-në të amnistohej për shumë prej veprimeve të këqija që i ka bërë në të kaluarën jo edhe aq të largët”, u shpreh ai.
Më tej, avokati thekson që qëndrimi i Kurtit është i drejtë, sepse PDK ende nuk është reformuar dhe një bashkëqeverisje me të do të ishte në kundërshtim me parimet themelore të LVV-së.
“Gjithashtu, qëndrimi i Kurtit është i saktë: PDK nuk është reformuar dhe ka nevojë për kohë që ta bëjë këtë.
Bashkëqeverisja e LVV-së me PDK-në, në këtë moment, do të binte ndesh me parimet e saj të shpallura dhe nuk do të kishte fare baza në kritere të mirëfillta parimore”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.
