Deklarata kundër Kosovës, avokati shqiptar ironizon ‘keq’ me Vuçiqin: Ai është…!
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas deklaratës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili përsëriti qëndrimin se “Kosova është territor i Serbisë”.
Ngjela ironizoi me këtë deklaratë të Vuçiqit, të cilën e konsideron si të dalë jashtë realitetit historik dhe politik, duke e krahasuar me pretendime absurde si ato që Stambolli të quante Serbinë territor turk për shkak të pushtimit osman, apo që Anglia të pretendonte Amerikën e Veriut si tokë britanike, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Vuçiç kuptohet se sot ai është jashtë kohës dhe hapësirës.
Sot Aleksandër Vuçiç deklaroi se “Kosova është territor i Serbisë.
Kurse në Kosovë sot jetojnë 2 milionë shqiptarë.
Është njësoj sikur Stambolli të thotë që Serbia është territor i Turqisë; sepse ka qenë e pushtuar prej saj në mesjetë.
Por në e fortë do të ishte nëse Anglia të thosh: Amerika e Veriut është territor anglez ose britanik.
Kurse Portugalia të pretendonte që Brazili është territor i Portugalisë për faktin që brazilianët flasin gjuhen portugeze.
E kuptoni se ku të çon miopia dhe pasioni i verbër nacionalist?!
Po Shqipëria?
Shqipëria sot ka jashtë saj tre shtete normalë me mga 2 milionë shqiptarë secili:
Kosova
Çamëria
Maqedonia e Verout.