TË FUNDIT

Rrugës “Marin Barleti” në Prizren po i rikthehet karakteri historik, Çeku: Ndryshimi tashmë është i dukshëm

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar për ecurinë e punimeve në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, ku po realizohet një projekt për rijetësimin e saj historik.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Çeku tha se “puna për rijetësimin e rrugës Marin Barleti po vazhdon, dhe ndryshimi tashmë është i dukshëm”, duke shtuar se kjo rrugë po e rifiton karakterin historik, të munguar për më shumë se dy dekada.

Rruga “Marin Barleti” është pjesë e trashëgimisë së pasur kulturore të qytetit të Prizrenit dhe një nga zonat më të rëndësishme për identitetin urban e historik të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *