OPINIONTË FUNDIT

Ja kush i përfaqëson qytetarët: deputetja që nuk e di tabelën e shumëzimit, 6×9=56

Ka disa vite që është bërë virale një video e deputetës së PDK-së, Blerta Deliu e cila duke deklaruar tabelën e shumëzimit ndër të tjera bën gabim të madh. Tek shumëzimi 6×9 e jep definicionin “6×9=56”, duke shkaktuar reagime të ashpëra nga qytetarët me ata që kush i përfaqësojnë në kuvend.

Nuk bëj pjesë tek ata që për një gabim çasti të kryqëzoj dikë, me rastin në fjalë si pretekst për të shtjelluar më tej nivelin e përgjithshëm të përfaqësuesve të popullit në Kuvend.

Realisht, niveli intelektual i deputetëve lë shumë për të dëshiruar. Kemi pasur dhe ende ka deputetë që bëjnë gabime elementare. Kemi pasur rast kur deputeti mashkull emrin e tij e ka shkruar me ë në fund, pastaj emrin e qytetit nga vjen me ë në fund (p.s Skenderaj që është e ka shkruar Skenderajë).

Pra, nuk është për t’u befasuar se një deputete nuk di tabelën e shumëzimit, kur niveli i përgjithshëm është shumë i ulët. Kështu u shkon për shtati liderëve të partive, njerëz të paditur, të nënshtruar e servil, të tillët nuk përbëjnë rrezik për pozitën udhëheqëse.

Këta janë deputetët që për 41 seanca nuk mund të zgjedhin kryetarin dhe organet tjera të kuvendit, ngase janë pa dinjitet për veten, thjeshtë marioneta të kryetarit të partisë nga vijnë. Me njerëz të tillë nuk mund të pritetdiçka pozitive, me shpresat e qytetarëve që janë venitur moti kohë. Por, edhe vetëdija qytetare duhet të ngrihet në nivel të atillë që mos t’i votojnë njerëz që nuk dinë më shumë se një analfabet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *