ROZËTË FUNDIT

Kate Hudson shkëlqen në bikini të zeza në Ibiza, mes pushimeve verore me familjen dhe miqtë e saj të famshëm

Aktorja Kate Hudson, 46 vjeçe, tërhoqi vëmendjen të mërkurën teksa shijonte detin në Ibiza, duke treguar format e saj të jashtëzakonshme me një palë bikini të zeza të vogla.

Ylli i filmit “Almost Famous” u pa duke u freskuar në ujërat blu të cekëta, ndërsa dukej e qeshur dhe plot gjallëri, me flokët e lagur hedhur pas dhe lëkurën e nxirë nga dielli që shkëlqente në rrezet e mesditës.

Ajo kishte kompletuar dukjen me aksesorë të thjeshtë por elegantë – një gjerdan të madh argjendi, unazë dhe syze dielli, shkruan DailyMail.

Hudson njihet për stilin e saj natyral dhe të relaksuar, si dhe për angazhimin ndaj një stili jetese të shëndetshëm, të cilin e cilëson si “dhuratën më të madhe që mund t’i bësh vetes”.

Pushimet në Ibiza vijnë pas një udhëtimi familjar në Greqi muajin e kaluar, për të cilin aktorja ndau momente të veçanta në Instagram.

Hudson është parë shpesh këtë verë në shoqërinë e aktores Dakota Johnson, mikeshë dhe gjithashtu ish-partnere e Chris Martin.

Dyshja u fotografuan së fundmi në një jaht luksoz, ku Dakota shkëlqeu në një veshje të bardhë dy pjesëshe, ndërsa Kate tërhoqi vëmendjen me një bikini të verdhë të ndezur.

Përveç angazhimeve profesionale, Kate po kalon një verë të mbushur me momente të lumtura familjare, duke forcuar edhe më shumë lidhjet me njerëzit më të afërt në jetën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *