Qeveria ia lejon Patriarkut serb hyrjen, por sipas rregullave…, pa truproje
Kryeministri Albin Kurti do ta lejojë të hyjë në Kosovë Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirijes.
Kjo pas kërkesës së ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se Porfirije do të vijë tek vendkalimi kufitare në Kosovë dhe do të hyjë pa truprojet e tij.
“Sot në mesditë, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse”.
“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”.
“Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.