TË FUNDIT

Kusari njofton se Prokuroria ka hudhur poshtë kallëzimin penal ndaj Llugaliut: Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit

Prishtinë- Aktivistja Flutura Kusari ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hudhur poshtë kallëzimin penal që e ka ushtruar ndaj Mentor Llugaliut për ngacmim online.

Sipas Kusarit, Prokuroria ka gjetur që nuk ka ngacmim dhe se statuset janë fyerje dhe shpifje, e që për ato duhet ndjekur procedurë civile, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit”, shkruan Kusari.

Postimi i plotë:

“Sapo u njoftova nga Prokuroria Themelore e Prishtinës që kallëzimi penal ndaj mbështetësit të VV-së dhe të dyshuarin Mentor Llugaliu është hedhur poshtë.

Në deklaratën e tij pranë organeve të ndjekjes, Llugaliu ka deklaru që në 101 postimet ku e përmend ‘Mickojen’ nuk e ka pasur fjalën për mua dhe se ka bërë humor.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka gjetur që nuk ka ngacmim, ndër të tjera sepse:

Llugaliu nuk më ka kontaktuar direkt (nuk më ka ngacmuar me kontakt direkt)
101 postimet e Llugaliut janë kritikë për çështje profesionale ndaj meje dhe nuk janë kërcënim fizik apo frikësim i qëllimshëm
Statusat janë fyerje dhe shpifje dhe duhet të ndjeket peocedurë civile
Unë kam hezituar të ushtroj kallëzim penal sepse vepra penale e ngacmimit është e re. Hezitimin e kam pasë të bazuar.

Kam të drejtë të bëj ankesë në Prokurorinë e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *