POLITIKATË FUNDIT

Çitaku: Marrëveshja pa njohje reciproke nuk është finale dhe gjithëpërfshirëse, Kurti të sqarojë pse është katandisur procesi

Lexoni të plotë postimin e saj:

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?

Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.

Ja gjenialiteti i Kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *