Përçarje në PDK: Ideja për koalicion me LVV-në ndez debatet e brendshme – analisti zbërthen prapaskenat
Brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duket se kanë filluar ndasëit në kuaër të kryesisë së saj.
Kjo u vë në pah, së fundi, përmes dy deklaratave shumë të ndryshme të Memli Krasniqit dhe Enver Hoxhajt, në lidhje me një koalicion të mundshëm, me LVV-në.
Hoxhaj mbështeti një të tillë, por jo edhe Krasniqi.
closevolume_off
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.
Si fillim, ai i vlerësoi mjaft interesante deklaratat e Hoxhajt dhe Krasniqit, të cilat në përmbajtje dhanë mesazhe shume të ndryshme.
Sipas tij, këto kanë paraqitur befasi te anëtarësia dhe kështu po shfaqen qesharak te qytetarët.
“Në fakt deklaratat e dy udhëheqësve të lart të PDK-së, përveçse ishin të ndryshme dhe diametralisht të kundërta, është mjaft interesant se që të dy ishin të ftuar në dy studio të ndryshme dhe në të njejtën kohë, jepnin mesazhe krejt tjetërfare të cilat nuk përputheshin në porosi as përmbajtje, sikur Enver Hoxhaj pretendent për kryetar të ardhshëm dhe Memli Krasniqi kryetar actual i PDK-së tu takonin dy partive kundërshtare, që as nuk e njohin strategjinë partiake të njëra tjetrës.
Dhe derisa Enver Hoxhaj në një studio, deklaronte se në zgjedhjet e ardhshme planifikon të kandidojë për kryetar të parties dhe se do të votonte për koalicionin PDK-LVV, në një studio tjetër, por në kohë të njëjtë, Memli Krasniqi kryetari I posazgjedhur i PDK-së deklaronte tërësisht të kundërten,e asaj që thoshte Enver Hoxhaj, duke futur huti të thellë te antarësia e PDK-së, por edhe duke u paraqitur qesharak para qytetarëve të Kosovës”, nënvizoi ai.
Po ashtu, Qarri përmendi përçarje brenda PDK-së, derisa krahasoo intervistat e Krasniqit e Hoxhajt, ku kjo e këtij të fundit ishte më e cenzuruar dhe nuk kishte promovim publik.