Alarmi i Kurtit për Vidovdanin, eksperti zbërthen lëvizjet e Serbisë: Ja skenarët që ka përgatitur!
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka thënë se ka paralajmërime për destabilizim në shënimin e Vidovdanit, festë kjo fetare, e cila tradicionalisht organizohet nga serbët më 28 qershor në Gazimestan.
Kurti tha se ndonëse kjo ditë ka karakter fetar, ajo fatkeqësisht është keqpërdorur nga autoritetet e Beogradit për të përcjellë retorikë politike, nxitëse dhe kërcënuese ndaj sigurisë publike në Kosovë.
“Beogradi zyrtar që po përballet me protesta gjithandej të studentëve dhe jo vetëm po përpiqet që ta zhvendos vëmendjen diku tjetër. Në këtë përpjekje për të ulur përmasat e protestës antiqeveritare e antiregjim të së njëjtës ditë në Beograd, pushteti në Serbi mund të shfrytëzojë elemente destruktive të nxisin incidente në Gazimenstan”, tha Kurti.
closevolume_off
E në lidhje me këtë paralajmërim të Kurtit dhe mundësinë e destabilizimit të situatës, në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka folur eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli në një
Së pari, ai duke analizuar politikën serbe, nuk përjashtoi mundësinë e provokimeve gjatë shënimit të Vidovdanit.