POLITIKATË FUNDIT

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

Megjithëse prodhohen në vend, shumë prej produkteve ushqimore me vulën “Made in Kosova” po shiten me çmime më të larta se ato të importuara.

Një krahasim i thjeshtë në marketet e Prishtinës tregon se mielli, sheqeri, kafja dhe qumështi vendor kushtojnë më shtrenjtë se të njëjtat produkte të sjella nga Shqipëria, Maqedonia ose Bosnja. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë fenomen.

Edhe pse prodhohen në Kosovë, një pjesë e produkteve ushqimore po shiten më shtrenjtë se ato që po importohen nga shtetet tjera.

Që nga ushqimet më esenciale e produkte të tjera “Made in Kosova”, xhepit të qytetarëve po i kushton më shtrenjtë.

Në disa prej marketeve në Prishtinë çmimi i 5 kilogramë miell nga Maqedonia kushton rreth 4 euro e 15 centë, ndërkaq nga i atij nga Kosova rreth 4 euro e 45 centë.

Çmimi i 1 kilogrami sheqer nga Shqipëria kushtonte 1 euro e 5 centë, ndërkaq nga Kosova rreth 1 euro e 22 centë. Një litër qumësht i një prodhuesi kosovar po kushton rreth 1 euro e 15 centë, ndërkaq një prodhuesi nga Bosnja 1 euro e 12 centë. Çmimi i 100 gram kafeje të prodhuar nga Shqipëri kushton 1 euro e 25 centë, ndërkaq po i njëjti produkt i prodhuar në Kosovë 1 euro e 59 centë.

Ndërkaq çmimi i vajit të prodhuar në Kosovë por edhe shtetet tjera ishte pothuajse i njëjtë, rreth 1,39 centë. Ndërkaq, çmimet më të ulëta se ato të shteteve tjera i patën çajrat si dhe një pjesë e produkteve të kujdesit personal.

Njohësit e ekonomisë përmendin faktorët që po ndikojnë që produktet vendore të shiten më shtrenjtë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit maj krahasuar me prillin e këtij viti, çmimet e konsumit janë rritur për 0.3%. Ngritje kanë pasur çmimet e bukës dhe drithërave, pemëve dhe perimeve, ujit mineral, lëngjeve si dhe shërbimeve tjera. /rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *