TË FUNDIT

Deputeti i LDK-së :S’jemi pjesë e bllokadës – ofrojmë zgjidhje për vendin

Kosova vazhdon të përballet me një situatë të tensionuar institucionale, pasi Kuvendi ende nuk është konstituar, pavarësisht kohës së kaluar nga zgjedhjet.

Kjo bllokadë politike po mban peng funksionimin e institucioneve dhe po thellon krizën, duke shtuar shqetësimet për stabilitetin demokratik dhe qeverisjen efektive të vendit.

Përballë kësaj situate, subjekte të ndryshme politike kanë nisur të propozojnë zgjidhje, përfshirë qeveri tranzitore apo qeveri të unitetit kombëtar, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të një zgjidhjeje që do t’i japë fund ngërçit.

closevolume_off
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se LDK nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e bllokadës politike, duke ofruar si alternativë Qeverinë e Unitetit Kombëtar – një zgjidhje tranzitore për dalje nga kriza, pa rrezikuar zhvillimin demokratik të vendit.

Sipas Zogajt, kjo qasje është në përputhje me rolin historik të partisë si themeluese e shtetësisë dhe garantuese e institucioneve.

“LDK nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e bllokadës. Përkundrazi, LDK është subjekti i vetëm që ka ofruar një zgjidhje reale dhe përfshirëse: Qeverinë e Unitetit Kombëtar, si formë e përgjegjshme e udhëheqjes tranzitore, që e nxjerr vendin nga kriza pa kthyer prapa zhvillimin demokratik. Ky qëndrim është në përputhje të plotë me rolin historik të LDK-së si themeluese e shtetësisë dhe garantuese e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *