TË FUNDIT

Hasani: Serbia rrit militarizimin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Publicisti dhe veprimtari nga Bujanoci, Refik Hasani, ka thënë për “Bota sot” situata për shqiptarët në këto tre komuna të banuara kryesisht me shqiptarë nuk ka ndryshuar në të mirë, përkundrazi është përkeqësuar.

Ai thekson se edhe pse gjatë vitit 2024 janë organizuar tri protesta radhazi,por nuk ka ndodhur asnjë ndryshim konkret.

“Vazhdojmë të përballemi dhe ballafaqohemi ne shqiptarët, nuk ka ndryshim në të mirë, përkundrazi vërehet një përkeqësim i situatës, edhe pse në Bujanoc më 12 gusht, në Preshevë më 23 shtator 2024, dhe në Medvegjë më 3 nëntor 2024, u mbajtën 3 protesta radhazi, si formë e manifestuar, demonstrim dhe marshe paqësore, por asgjë nuk ndryshoi. Këto protesta paqësore, në mbështetje gjithë popullorë, prodhuan dhe dhanë një alarm, dhe një mesazh paqeje, ishte një mesazh ndaj Beogradit zyrtar, të ndalë diskriminimin, por edhe BE-ja, të vizitojë e të rrisë prezencën dhe monitorimin, duke garantuar të drejtat individuale dhe kolektive”, ka thënë ai.

closevolume_off
Gjithashtu, ai ka deklaruar se problemet e telashet vazhdojnë, duke shtuar se Serbia ka rritur praninë ushtarake dhe të inteligjencës në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Problemet, telashet, vazhdojnë se statusi politik i Krahinës shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992, dhe kryengritjes së armatosur të UÇPMB-së, që mbrojti pragun dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit. Kemi shtim të frikës, të pasigurisë, por Serbia i ka shtuar forcat e armatosura dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve, janë 48 minibaza në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, ka potencuar Hasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *