Kimete Berisha: Nomadët me shumë shtëpi
. Nuk ka asgjë të keqe të jesh nomad. Përkundrazi, është shumë mirë.
– Por, duhet të jesh Budë, që e la mbretërinë e tij të princit për ta gjetur të vërtetën si asket, nëpër fusha e male, gjithmonë pa shtëpi;
– Duhet të jesh Aleksandri i Madh, që ishte një nomad – pa shtëpi se ndryshe, nga shtëpia e Ramush Haradinajt me teferiç e me salltanet nuk do të mund t’i mundte armiqtë qytet më qytet, duke e zgjeruar pushtetin dhe rregullat e tij;
– E më së miri të jesh një Marco Polo që eci nëpër Rrugën e Mëndafshit – sepse s’mund ta njihte Azinë nëse nuk do të ishte nomad dhe do të rrinte në vendlindjen e tij në Venedik duke zënë peshk dhe ‘femra’.
– Albin Kurti ka kujtuar që e gjeti një ‘ofendim’ origjinal për deputetët e opozitës, por ka gabuar,
sepse këta të opozitës lëre që s’janë nomadë, po këta s’ka vend, nëpër fusha, detëra, lumenj e male, që nuk e kanë nga një shtëpi…
2. Gratë e PDK-së nuk e dinë çka është nomad, prandaj i thanë Albin Kurtit ‘ti s’ke varre’.
– Keq.
– Veç një grua di të jetë në thellësi kaq e ligë…sipas një filozofi gjerman.
– Sepse, ti mund të jesh fakir, jetim, pa të kaluar, nuk është ‘e pamoralshme’ nëse ti nuk ke varre në këtë vend, sepse askush nuk zgjedh të jetë fatkeq.
– Këtë gruan, autoren e kësaj fjale, Vatikani në shekullin 15- të dhe 16-të e kish konsideruar – ‘shtrigë’.
– Unë jo – për mua është…o Zot, mos më lë t’i them çfarë po mendoj.
3. E Albin Kurtin nuk po e presin veç Kuvendi.
Në secilin aktivitetet të madh kulturor – e presin artistët dhe të tjerët më së paku një orë, derisa të vjen Albin Kurti.
– Paramendoje, të shtyhet festivali i Kanit për një orë e gjysmë derisa të mbërrin Macroni!
– Hiqe këtë zanat, zotëri!
– Një natë më ra hise edhe mua ta pres për t’ia filluar filmi (se e mora vesh krejt vonë që atë po e prisnim
Shyqyr që nuk më ka parë!
– Ata që e prisnin Albinin të vinte për t’ia filluar filmi ishin edhe nja dy kryesorët e PDK-së.
Mund t’ua përmendi emrat por s’dua.
– Sigurisht as ata, si unë, nuk e kanë dikur ‘çfarë po ndodh, pse prisnim’!
4. Kështu ta ‘ftoh’ shqiptari – luan shah emocional me Ty duke vepruar me strategji, demek si i paparashikueshëm, që s’dihet kur flet, e as kur vjen.
– Ama shumë lehtë e fiton lojën psikologjike me këta lojtarë: del nga loja, nuk luan, e ai mbetet vetëm me lojën e tij…!
– Pra, të gjithë po ia luajnë lojën, Albin Kurtit.
5. Dy herë nuk mund të hysh në të njëjtin lum, sepse herën e dytë as ti e as lumi nuk mund të jeni të njëjtë.
– Kështu ka thënë Herakliti.
– E Albin Kurti ka provuar të përbishtet për të dytën herë me LDK-në, anipse LDK e ka rrëzuar qeverinë e tij të parë…
– Pse Albin Kurti nuk tutët që e rrëzon sa herë që nervozohet, e LDK nervozohet gjjthmonë.
– Është ky karrem i tij për LDK-në, që edhe njëhere ta rris Vetëvendosjen duke e rrëzuar, apo Albini e di se LDK nuk pranon, prandaj bën sikur po provon për t’u dukur bashkëpunues!
– Sido që të jetë, s’ka vend për t’u mërzitur. Shijoje ti qetësinë..por, krijoje për ta shijuar.
– As Kosova s’është shtet – e as ti s’je interesant!
6. TV- Media- portalet, dhe papërjashtim gazetarët të gjithë janë kundër Albin Kurtit, por rezultate të dëshirueshme – s’ka.
– S’ka, sepse gazetarët nuk i merr ‘kush seriozisht.
Pse?
– Sepse janë të njëanshëm.
– Veç Maxim Gorky-n ta kishe lexuar do ta dije se nuk mund mund të jetë dikush veç i ‘mirë’, apo veç ‘i keq’, siç është Albin Kurti për ta, veç ‘i keq’.
– Për të të besuar lexuesi, duhet të bësh pak ‘hile’, pra duhet të dukesh sikur ia pranon një të ‘mirë’ armikut,
plus duhet të jesh pak autokritik, kinse nganjëherë ti flet edhe kundër vetvetes…
7. Sipas matjeve të mediave, për shkak të bllokimit të Kuvendit Albini ka rënë.
– Nuk ka rënë.
Aty është, ku ka qenë, gjithmonë ‘më i vogël’ seç duket.
– Sepse nëse ia heq deputetët e ‘Guxo’ dhe ‘Alternativa’, e sheh se është më ‘i vogël’ seç duket.
– Por, Albin Kurti gjithmonë duket më i madh seç është për shkak se opozita shqiptare sillen si një me Listën Serbe, që nuk e pranon Albulena Haxhiun, por e ka pranuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
– Absurde, po.
– Por, jo edhe aq, se Lista Serbe ka pasur arsye për ta votuar Kadri Veselin:
ka pasur ministri në qeveritë e LDK-së, PDK-së e AAK-së, prandaj ua ka votuar Kadri Veselin.
– E Albulena Haxhiun nuk e votojnë serbët për shkak se Albin Kurti deshi t’ua shpall Listën Serbe terroriste, por nuk pranoi opozita shqiptare.
8. Ju kujtohet një marrëveshje e LDK-së me Listën Serbe…i ka pasur 12-të pika.
– E tash i kanë shtuar pikat, për t’u marrë vesh me Albin Kurtin u janë nevojitur 15-të pika, e për t’u marrë vesh me Listën Serbe veç 12-të.
9. Pas Ramush Haradinajt, edhe Sami Lushtaku ka thënë se Albin Kurti është rus dhe serb.
– ‘Por, qytetarët ia pafshin hairin se vet e kanë votuar’ – ka thënë ai.
– Mund të jetë rus dhe serb.
S’është lajm ky, se shqiptarët tradhtinë e kanë zanat,
por pse CIA lejon që një rus ta udhëheq Kosovën kundër Amerikës, e Amerika e ruan Kosovën nga Rusia por jo nga njeriu i Rusisë – ‘Albin Kurti’!
Palidhje!
– Nëse Albin Kurti është me rusët, shqiptarët ia lënë këtë në ndërgjegjen e tij…
– Qe, çfarë imagjinate kanë shqiptarët, gjysmëprimitivë.
– Dje Ramush Haradinaj ia shtoi edhe një karakteristikë Albin Kurtit.
– Tha se Albini është ‘fëmijaç’ dhe prandaj ‘duhet t’ia nxijmë jetën’.
– Nga mashtrues dhe rus, u bë ‘fëmijaç’! – Gabim logjik i njeriut të tërbuar nga zemërimi dhe nga padija e thellë!
– Fëmijaçit nuk bën t’i nxihet jeta, se edhe është e ndaluar me ligj edhe është mëkat!
10. Mantra e 21 qershorit 2025:
– Në mendjen time mbretëron paqja dhe qetësia!
P.S. ‘Vetëm ji dhe bëj çfarë të duash me mua’!
– Analizë e vargut: Si duket nuk lind dashuria pa vdekur egoja!