Kosova e rrezikuar nga armatimi serb? Paralajmëron ish-agjenti i SHIK-ut: Serbia nuk do të ndalet pa forcë ushtarake
Kosova e rrezikuar nga armatimi serb? Paralajmëron ish-agjenti i SHIK-ut: Serbia nuk do të ndalet pa forcë ushtarake
Politika
Kosova e rrezikuar nga armatimi serb? Paralajmëron ish-agjenti i SHIK-ut: Serbia nuk do të ndalet pa forcë ushtarake
Nga: A.M. Më: 21 qershor 2025 Në ora: 22:05
Foto galeri
Naim MiftariVuçiq paralajmëron paradë ushtarake në shtator – A paraqet rrezik për Kosovën?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se në shtator do të mbahet një paradë ushtarake, gjatë së cilës do të prezantohet armatimi që posedon Serbia.
“E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, ka theksuar Vuçiq.
Por, a paraqet rrezik ky armatim për Kosovën?
closevolume_off
Ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova është gjithmonë e rrezikuar nga Serbia, derisa kjo e fundit të kuptojë se nuk mund ta mposhtë ushtarakisht.
Ai ka bërë thirrje për më shumë investime në ushtri, polici dhe inteligjencë, duke argumentuar se vetëm përgatitja ushtarake e shqiptarëve mund t’i ndalë ambiciet e Serbisë së Madhe.
“Shteti i Kosovës, në çdo mundësi dhe në çdo rrethanë, do të jetë gjithmonë i rrezikuar nga Serbia, derisa Serbia ta kuptojë dhe ta dijë se në një luftë ushtarake, Kosova do ta mundte ushtarakisht Serbinë. Nuk kanë fare rëndësi bisedimet apo marrëveshjet Serbi-Kosovë, apo garancionet ndërkombëtare, pasi nuk ka marrëveshje që bëhet e që nuk shkelet kur t’i jepet rasti kundërshtarit për ta zgjidhur përmes forcës ushtarake.
Në botë nuk ka miqësi të përhershme, as aleanca të përhershme — në botë ekziston vetëm interesi i përjetshëm. Bota nuk ka vend për popuj frikacakë dhe pa shtyllë kurrizore, që mendojnë dhe e bindin veten se miqtë do ta mbrojnë shtetin dhe popullin tënd përjetësisht.
Nëse e do lirinë dhe paqen për popullin tënd, atëherë përgatite mirë popullin tënd për luftë. (Citat Romak)
Shteti i Kosovës duhet të investojë shumë më shumë para në armatime, pajisje, trajnime… dhe në ushtri, polici, inteligjencë — pasi apetitet e Serbisë së Madhe ndaj Kosovës shuhen vetëm nga forca ushtarake e shqiptarëve”, ka thënë ai.
Tutje, Mitfari ka zbuluar çfarë politike ndjek Serbia.
“Serbia i shet armë dhe municione Ukrainës, ndërsa nga ana tjetër e përkrah Rusinë. Shteti serb i shet municione Izraelit, ndërsa në të njëjtën kohë, në mënyrë të rreme, pretendon se përkrah palestinezët e Gazës. Shteti serb shet mijëra armë dhe miliona municione shteteve afrikane që luftojnë mes vete.
Shteti serb e di shumë mirë se si funksionon bota — por ne, si popull, nuk e dimë, sepse ende shpresojmë te miq të imagjinuar. E vetmja gjë që politikanët tanë shqiptarë dinë ta bëjnë mirë është të vjedhin fort pasurinë e shtetit dhe të popullit. Në këtë drejtim, jemi superfuqi botërore për hajni dhe servilizëm ndaj të tjerëve”, ka potencuar ai.
ImageArmatimi që posedon SerbiaFoto galeri
Miftari ka shtuar se Serbia po armatoset fuqishëm nga vende si Izraeli, Kina e Franca, ndërsa Kosova dhe Shqipëria janë pasive. Sipas tij, po të ishte Serbia në NATO, do të kishte edhe armë bërthamore.
“Serbia ka blerë rakethedhës për qindra miliona euro nga Izraeli, të ngjashëm me HIMARS-at amerikanë. Ka blerë raketa nga Kina, nga Franca, ka blerë dronë vetëvrasës dhe aeroplanë luftarakë të gjeneratës 4++ “Rafale” francezë.
Shteti serb nuk fle, ashtu siç fle shteti i Kosovës — e sidomos siç fle shteti i Shqipërisë, i cili, ndonëse është anëtar i NATO-s, nuk ka bërë përpjekje serioze për forcimin e kapaciteteve ushtarake.Një shembull: po të ishte Serbia në NATO, ashtu siç është Shqipëria sot, ajo tashmë do të kishte edhe armë e raketa bërthamore.
Sovraniteti nuk dhurohet — sovraniteti fitohet me gjak dhe mbrohet me forcë e me gjak”, ka përfunduar Miftari.