POLITIKATË FUNDIT

“Nexhmedin Spahiu prezantohej dikur si “Nexho Spahiq”-Analisti i përgjigjet akuzës

Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se analisti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, gjatë periudhës së studimeve, si “anëtar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë”, kishte përdorur emrin “Nexho Spahijeviq”.

Mahmuti ka shtuar gjithashtu se nuk ka reaguar ndaj takimit të Spahiut në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, duke theksuar se për të “nuk ka asgjë skandaloze në veprimet dhe deklaratat e një personi që është në harmoni të plotë me frymën e dikurshme pro-jugosllave”.

Këto deklarata shkaktuan reagimin e drejtpërdrejtë të Nexhmedin Spahiut, i cili përmes një komenti në postimin e Mahmutit e ka akuzuar atë për shpifje dhe gënjeshtra.

Spahiu ka thënë se është e pavërtetë që ai është prezantuar ndonjëherë si “Nexho Spahijeviq” gjatë studimeve dhe ka kritikuar ashpër Mahmutin, duke e cilësuar si person pa dinjitet dhe integritet që përpiqet të mbrojë një “agjendë të humbur politike në mbrojtje të enverizmit”.

“Nuk e di si ia lejon vetes një burrë plak të shpifë kështu. Unë nuk kam përdorur asnjëherë emrin ‘Nexho Spahijeviq’ si student. Ky është një mashtrim dhe një gënjeshtër e pavërtetë për të caktuar një agjendë politike të vjetruar,” ka shkruar Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *