POLITIKATË FUNDIT

Nimani dyshon te Kurti: Nuk besoj që do t’i ndërtojë urat mbi Ibër

Art Nimani nga Nisma Socialdemokrate nuk beson që kryeministri në detyrë, Albin Kurti do t’i ndërtojë dy urat mbi lumin Ibër.

Ai tha se iniciativën e mirëpret, por vetëm nëse çon drejt përfundimit konkret dhe jo në një tjetër “aventurë politike pa rezultat”.

“Veprimet janë të mirëseardhura, nëse fillojmë me ndërtu ura, mendoj se duhet t’i çojmë deri në fund. Unë dhe gjithë të tjerët do ta dhurojmë suportin më të madh që të ndërtohen. Sepse, urat janë punë e mirë, por jo të hyhet në të dhe të marrim prapë vërejtje, përjashtime, apo sanksione shtesë dhe në fund të tërhiqemi pa asnjë rezultat”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai shtoi se ka rezerva për kapacitetin e Ministrisë së Infrastrukturës për ta çuar përpara këtë projekt, duke e përmendur historinë e deficiteve në këtë sektor.

“Nëse realisht mendon t’i ndërtojë këto ura, hiç atë paragjykimin që kemi për një defekzitëm të vazhdueshëm që e ka pasur për infrastrukturën dhe një aventurë totale sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës… nëse mendon t’i ndërtojë këto ura do ta ketë mbështetjen, por s’e besoj që do t’i ndërtojë”, deklaroi ai.

Deklaratat e Nimanit vijnë në një kohë kur ndërtimi i dy urave në pjesën veriore të vendit po paraqitet si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të forcuar praninë institucionale dhe për të përmirësuar komunikimin mes komuniteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *