POLITIKATË FUNDIT

Podujeva binjakëzohet me qytetin Ames të IOWA-s në SHBA

Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të çlirimit të Podujevës, Komuna ka nënshkruar marrëveshje binjakëzimi me qytetin Ames të IOWA-s, SHBA. Ceremonia u mbajt gjatë një seance solemne të Kuvendit Komunal, ku u nderuan dëshmorët, heronjtë dhe kontribuuesit për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e cilësoi marrëveshjen si “një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi”, duke shtuar se “binjakëzimi nuk është vetëm një simbolikë protokollare, por një platformë konkrete për shkëmbim përvojash në fusha të rëndësishme si arsimi, kultura, bujqësia, zhvillimi ekonomik dhe qeverisja lokale”.

Nëpërmjet një video-mesazhi, edhe kryetari i qytetit Ames, John Haila, zyrtarizoi nënshkrimin nga SHBA-ja, ndërsa deklaroi: “Mezi pres të krijojmë një marrëdhënie të fortë dhe produktive me Podujevën.”

Në ceremoni morën pjesë edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, gjeneral-majori amerikan Timothy Orr, si dhe përfaqësues nga Shoqata e qyteteve partnere të Ames, të cilët shprehën mbështetje për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy komunave.

Bulliqi përmendi edhe rolin historik të SHBA-ve në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës, duke thënë se “populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin vendimtar të SHBA-ve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *