Haradinaj i dërgon pyetje direkt Bilall Sherifit: A u moret vesh me Kurtin që iu preu në besë? – Sherifi: Ka pasë idhnim të shpisë, më ka ardhë keq
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka folur edhe për mënyrën sesi shkoi koalicioni AAK-NISMA pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Gjatë emisionit dërgoi mesazh Daut Haradinaj i AAK-së, ku kishte një pyetje për Sherifin.
“Daut Haradinaj po e bën një pyetje për ju, thotë a u morët vesh me Kurtin që iu preu për kryetar të Kuvendit, si u morët vesh”, tha Haradinaj, mesazhin e lexoi autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki.
Më pas Sherifi tha se i vjen keq për drejtimin që mori kjo çështje.
“Unë nuk kam qenë në takim, më ka ardhur shumë keq që kjo ka marrë këtë drejtim. Ama, unë kam bërë çdo gjë që ka qenë dorë teme për mos me leju me shku në këtë drejtim. Nuk kanë dashur, i dinë arsyet pse nuk kanë dashur. Ka pasur hidhërim të shpisë aty, në rregull jemi është e drejt e tyre dhe më ka ardhur keq. Kam qenë një prej atyre që e kam shty koalicionin me AAK-në”, tha ai.