INTERESANTETË FUNDIT

Sekreti i derës emergjente të avionit: Si shpëtohen pasagjerët në raste të jashtëzakonshme

Rreth 300 persona humbën jetën javën e kaluar pas rrëzimit të një avioni në Indi, ndërsa vetëm njëri pasagjer shpëtoi.

Shpëtimi i tij u bë temë botërore, derisa u diskutuan edhe shkaqet e rrëzimit të avionit dhe numri i lartë i viktimave.

Mirëpo ekziston edhe çështja e derës apo e dyerve emergjente. Të gjithë avionët kanë një derë emergjente, të veçantë dhe të dizajnuar për dalje të shpejt dhe të sigurt të pasagjerëve. Kjo derë shfrytëzohet kur ka zjarr në kabinë, aksidente gjatë uljes apo ngritjes së avionit, tërheqjes emergjente në pistë, humbje të kontrollit gjatë fluturimit apo në situata të tjera.

Dera ka në mekanizëm të caktuar, por ajo asnjëherë s’duhet të hapet pa lejen paraprake të bordit së avionit.

Në rast të uljeve emergjente, bordi jep komandën “evakuohuni” dhe atëherë hapet dera emergjente.

Zakonisht pranë kësaj dere ulet një person, i aftë fizikisht dhe mendërisht që të reagojë në raste emergjente, duke i drejtuar pasagjerët e tjerë drejt saj.

Kur hapet dera, sistemi i avionit ka rrëshqitësen, ku pasagjerët lëshohen në të

Gjithçka bëhet me urdhër dhe komanda të bordit.

Dera emergjente nuk është e paraparë që pasagjerët të hidhen kur janë të lartësi, por të nisen drejt saj dhe të rrëshqasin në një rrugë të sigurt të parashikuar nga bordi. Sistemi i evakuimit zakonisht kryhet për 90 sekonda.

Ky proces shpjegohet më së miri nëpërmjet videos më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *