POLITIKATË FUNDIT

Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme – çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Shqipëria sipas Kullës?

Eksperti i politikave të sigurisë dhe gjeopolitikës, Ilir Kulla ka thënë se pas zgjerimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, i fundit ndërmjet Iranit dhe Izraelit, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë analiza reale të sigurisë.

Ai ka thënë se nuk mund të pritet që dikush të mbrojë vendet tona, duke thënë se investimi në mbrojte duhet të rritet.

Kulla në emisionin “MATRIX”, ka thënë se edhe qytetarët duhet ta kuptojnë se ndarja e një pjesë të buxhetit për forcimin e mbrojtjes është në të mirë të shtetit.

“Është koha të ulemi dhe të bëjmë analizat reale të sigurisë. Ne po shohim që bota ka ndryshuar, nuk mund të vazhdojmë të shohim se dikush tjetër do të vij të na mbrojë. Edhe qytetarët tanë duhet ta kuptojnë që një pjesë e buxheteve tona duhet të shkojë për mbrojtjen. Nuk mund të kemi shtete demokratike nëse shtetet tona nuk janë të forta. Fakti që jemi në një vijë mes konfliktit që ndodhet në Lindje të Evropës dhe Jug të Evropës dhe ne jemi si në vij paralele, ne duhet të kuptojmë që është e domosdoshme që klasat tona politike dhe institucionet tona të reflektojnë në raport me aftësinë mbrojtjes që duhet të kenë shtetet tona, për të qenë pjesë e perëndimit por edhe për tu mbrojtur”, ka thënë Kulla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *