POLITIKATË FUNDIT

Gërvalla: Arrestimi i Spahiut e konfirmon që Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Serbia në vend që të arrestojë dhe ekstradojë Milan Radoiçiqin, si përgjegjësin kryesor për sulmin në Banjskë, ajo arrestoi ish-zyrtarin Arbnor Spahiu.

Gërvalla ka shkruar në Facebook të hënën se arrestimi i Spahiut e konfirmon faktin “që shteti serb qëndron pas sulmit në Banjskë”.

“Megjithatë, në vend që të arrestojë dhe ekstradojë Radoiçiqin dhe të gjithë përgjegjësit e tjerë, Serbia para disa ditësh arrestoi ish-zyrtarin policor Arbnor Spahiu, teksa udhëtonte drejt Kosovës me familjen e tij, nën pretendimin se kishte qenë i përfshirë në parandalimin e sulmit në Banjskë. Arbnor Spahiu jo vetëm që nuk ishte pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 2022, por ky arrestim edhe njëherë konfirmon faktin që shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës”, ka shkruar ajo.

Spahiut më 9 qershor i është caktuar masa e paraburgimit nga autoritetet serbe. Ai po dyshohet nga shteti serb për vrasje të kryera në Banjskë, më 24 shtator të 2023-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *