POLITIKATË FUNDIT

Kritika në Kosovë për menaxhimin e krizave nga Qeveria “Kurti”

Partitë opozitare në Kosovë vlerësojnë se Qeveria ka dështuar plotësisht gjatë vitit 2022, duke mos ofruar zgjidhje për qytetarët në krizën ekonomike dhe energjetike, por edhe duke prodhuar kriza të reja. Në anën tjetër, në Qeveri thonë se viti 2022 ishte vit i arritjeve, por edhe sfidave. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, për KosovaPress tha se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë vitit 2022.

“Jemi ballafaquar me probleme të shumta që kanë të bëjnë me krizën e madhe që ka kapluar vendin tonë dhe e cila ka prekur gjitha shtresat. Kemi pasur probleme dhe po kemi probleme me energjinë, me çmimet që po ngritën pafundësisht. Kemi pasur një degradim të situatës ekonomike të popullatës. Sot qytetarët e Kosovës janë shumë më të varfër sesa kanë qenë para 1 viti”, tha Rashit Qalaj, PDK.

Kritika më të ashpra ndaj punës së Qeverisë së Kosovës adresoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Nuk ka pasur ndonjë vendim që ka shkuar në favor të qytetarëve, qoftë zhvillimit ekonomik, qoftë krizës energjetike, apo krizën në veri që janë thelbësore për një shtet. Kjo qeveri do të mbahet mend për këtë vit vetëm për qëndrime at-hoc dhe për krijimin e krizave. Edhe ato kriza që i ka krijuar nuk i ka zgjidh në mënyrën e duhur”, u shpreh Pal Lekaj AAK.

Në anën tjetër, të kundërtën e thotë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili vitin 2022 e quan të suksesshëm.

“Ne jemi shumë të lumtur që do të kemi një rritje ekonomike prej 4 % të Bruto Produktit Vendor, pasi të hiqet inflacioni. Vjet e kemi pasur 10.7 % të Bruto Produktit Vendor dhe janë rritur eksportet për 22 % sivjet, janë rritur të hyrat doganore për mbi 11 %, janë rritur të hyrat tatimore për gati 22 % dhe janë rritur investimet të huaj direkte për 47 për qind”, theksoi Albin Kurti.

Ndërkohë analistët vlerësojnë se Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 është ballafaquar me sfida më shumë si pasojë e ndikimit të luftës së paprovokuar në Ukrainë dhe ndikimin e drejtpërdrejt në rritjen e inflacionit dhe rritjen e çmimeve dhe të jetesës edhe të qytetarëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Sveçla: Së shpejti do të triumfojë rendi dhe ligji në veri të Kosovës


Kosovë-Shqipëri

Kosovë, dëmtohen 10 vetura nga plumbat qorr


Kosovë-Shqipëri

Kosovarët harxhuan më pak, rritet në 20% numri i familjeve që nuk festojnë për arsye ekonomike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *