TË FUNDIT

Analfabetë akademikë” – Bislimi shpërthen ndaj LDK-së: Ne jemi legjitimë, ju jeni bllokues

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e cila më 10 qershor e vuri në pikëpyetje legjitimitetin e tij për të përfaqësuar Kosovën në takimet e dialogut me Serbinë në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka quajtur qëndrimin e LDK-së “shfaqje të hipokrizisë dhe injorancës”, duke theksuar se Kosova ka qeveri dhe ajo nuk është “ish-qeveri” siç e përshkruan opozita.

“Republika e Kosovës ka qeveri. Ajo nuk është ‘ish-qeveri’. Për institucionalistat e LDK-së, është e çuditshme se si ata duan që shteti të jetë pa institucione,” ka shkruar Bislimi.

Ai thekson se nuk është “kryenegociator i emëruar” nga Kryeministri Kurti, por mban pozitën legjitime të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog — pozitë e përcaktuar me përgjegjësi kushtetuese, të cilën e ushtron edhe gjatë qeverisjes në detyrë.

Sipas tij, takimet në Bruksel nuk po prodhojnë obligime të reja për Kosovën, pasi tashmë ekziston Marrëveshja Bazike me Serbinë dhe ajo kërkon zbatim, jo negociim të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *