Protestoj”- Valon Murtezaj thotë se prezantimi i agjendës për Qeveri Uniteti nga LDK po bëhet pa asnjë konsultim
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valon Murtezaj, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të liderit të subjektit, për prezantimin e një agjende qeverisëse për siç thotë pa konsultim me organet statutare të partisë.
Ai e ka quajtur këtë veprim “pikën më të ulët të demokracisë” në LDK dhe ka theksuar se partia politike s’është kompani ndërtimore, transmeton klankosova.tv.
”PROTESTOJ
closevolume_off
Si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh indinjatën time të thellë me medodat e punës të instaluara në majën e vendim-marrjes në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Prezantimi i paralajmëruar për nesër i një agjende lidhur me një orientim qeverisës, pa asnjë konsultim, dhe pa asnjë miratim të organeve statutare partiake shënon pikën më të ulët të demokracisë në subjektin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Një orientim i tillë politik për Republikën e Kosovës duhet të ndërtohet përmes konsultimeve të gjëra.
Në aspektin statutar, kjo është përgjegjësi dhe kompetencë vetëm e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sa është serioze kjo performancë tregojnë emërtimet ad-hoc të përdorura brenda një periudhe të shkurtër:
Qeveri Nacionale e Tranzicionit
Qeveria Nacionale Kalimtare
Qeveri Gjithpërfshirëse Kalimtare
Qeveri Gjithpërfshirëse e Unitetit
Qeveri e Unitetit