Puna e ëndrrave: Një inxhiniere norvegjeze me 250 ditë pushim në vit
Amalie Lundstad, një inxhiniere 29-vjeçare nga Norvegjia, ka arritur atë që shumë e quajnë “punë e ëndrrave”: 250 ditë pushim në vit, një pagë vjetore mbi 100 mijë euro, dhe kushte të jashtëzakonshme pune në një platformë nafte afër Bergenit.
Për Amalien, e cila ka punuar në këtë pozicion për më shumë se tre vjet, përfitimet nuk përfshijnë vetëm një pagë të mirë. Ajo merr gjithashtu shpërblime për turnet dhe gatishmërinë, duke e rritur të ardhurat e saj nga 78 mijë deri në 113 mijë euro në vit. Kjo e siguron një jetë të rehatshme dhe mundësinë për të investuar në përvojat e saj personale.