Verë, diell dhe elegancë – Heidi Baci shkëlqen në jug të Shqipërisë
Heidi Baci, bukuroshja shqiptare që ka tërhequr vëmendjen e publikut me sharmin dhe stilin e saj, po shijon këto ditë të nxehta në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
Me një sërë fotosh të publikuara në rrjetet sociale, Heidi ka treguar format e saj perfekte duke pozuar në bikini, ndërsa ndodhet mes ujërave kristal të Jonit dhe rrezeve të diellit mesdhetar.
Pamjet nga plazhi nuk kanë kaluar pa vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë përgëzuar për natyrshmërinë dhe elegancën që e karakterizon.
ImageHeidi BaciFoto galeri
E relaksuar dhe me buzëqeshje në fytyrë, ish-banorja e Big Brother VIP duket se po shijon çdo moment të pushimeve në një nga destinacionet më të bukura të vendit.
Komentet dhe pëlqimet në fotot e saj janë dëshmi e popullaritetit që vazhdon të rritet dita-ditës.
Në disa nga fotografitë shfaqet me një mashkull që me sa duket është një i afërm.
Heidi aktualisht është beqare, disa muaj pas ndarjes nga prezantuesi Romeo Veshaj.