Parandalohet kontrabanda me mallra në pjesën veriore të Kosovës
Njësitë policore të Departamentit të Kufirit në pjesën veriore të vendit kanë ndaluar një rast të kontrabandës me mallra në një rrugë ilegale në fshatin Junakë të Zubin Potokut.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të tre automjeteve transportuese (furgonë), policia ka zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash, kryesisht ushqimore, përfshirë produkte mishi dhe bulmeti, të cilat po transportoheshin në kushte të papranueshme higjieno-sanitare dhe që mund të rrezikonin shëndetin e konsumatorëve. Në automjete janë gjetur gjithashtu pije alkoolike dhe produkte të tjera ushqimore e higjienike.
“Lidhur me rastin një person është intervistuar, kurse malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganën e Kosovës”, theksohet në njoftim.
Gjithashtu lexoni: