POLITIKASHNETATË FUNDIT

Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

Sot në orët e paradites, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka kryer një inspektim të paparalajmëruar në “Spitalin Amerikan 2”, i cili ndodhet vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, në zonën e Graçanicës.

Sipas burimeve të KosovaNews, gjatë këtij kontrolli, inspektorët shëndetësorë kanë kapur në flagrancë tre mjekë me shtetësi turke duke punuar pa licencë të lëshuar nga institucionet përkatëse të Kosovës.

KosovaNews i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë më shumë informacione në lidhje me këtë rast, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.

Kujtojmë se pronari i “Spitalit Amerikan” është Klodian Allajbeu, i cili njëkohësisht është pronar edhe i Gazetës Express dhe televizionit T7.

Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria Speciale kishte aktakuzë ndaj Allajbeut dhe pronarit të televizionit Dukagjini, Ekrem Lluka për shpëlarje parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *