Pika kufitare e Merdarës lirohet për qarkullim
Pika Kufitare në Merdare është liruar për qarkullim. Lajmi u bë i ditur nga policia e Kosovës.
“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet në njoftim.