TË FUNDIT

Statovci: Kërcënimet ndaj presidentes Osmani duhet të adresohen menjëherë nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar ndaj kërcënimeve me jetë që i janë bërë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas saj, kërcënimet e tilla nuk duhet të trajtohen si diçka e zakonshme apo e parëndësishme.

“Republika e Kosovës është një shtet demokratik dhe serioz, ku presidentja Osmani ka dhënë një kontribut të madh, andaj këto kërcënime duhet të adresohen menjëherë nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë, pa asnjë hezitim”, ka shkruar Statovci në një postim në Facebook.

Ndërsa shtoi se të gjitha organet e sigurisë dhe të drejtësisë, duhet sa më parë të na japin një përgjigjie rreth këtyre kërcënimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *