BOTATË FUNDIT

Ukrainasit suImojnë bazën ajrore ruse, ushtarët e Putinit gati sa nuk rrëzojnë aeroplanin e tyre – menduan se ishte fluturake e Kievit

Shpërthime të fuqishme dhe aktivizim të mbrojtjes kundërajrore janë dëgjuar gjatë mbrëmjes së kaluar në rajonin rus Tver, ku dronët kishin shënjestruar bazën ajrore ushtarake Migalovo.

Guvernatori rus Igor Rudenya tha se rreth pesë fluturake pa pilot janë rrëzuar në afërsi të qarkut Migalovo, transmeton Telegrafi.

Shpërthimet filluan rreth orës 2:30 të mëngjesit, kur mbrojtja kundërajrore ruse u aktivizuar për të rrëzuar dronët.

“Deri më tani nuk raportohet për dëme si në njerëz ashtu dhe në infrastrukturë. Jemi duke monitoruar situatën”, ”htoi Rudenya.

Një bloger ushtarak rus i njohur me nofkën VChK-OGPU, pretendon se ishte zhvilluar një sulm masiv mbi bazën ajrore – ku eprorët urdhëruan evakuimin e stafit dhe mbrojtjen e aeroplanëve që gjendeshin në pista e hangarë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet qielli duke shndritur nga shpërthimet, kurse një bombardues rus Tu-160 për pak sa nuk ishte goditur gabimisht nga mbrojtja kundërajrore e Rusisë.

Baza ajrore Migalovo është nën sanksionet ndërkombëtare për shkak të lidhjeve me grupin mercenar Wagner. E ky sulm vjen në natën kur Rusia filloi një prej sulmeve më të mëdha mbi Ukrainën, duke lansuar mbi 266 dronë dhe 45 raketa.

https://t.me/rucriminalinfo/1430

https://x.com/Maks_NAFO_FELLA?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1926535545779335335%7Ctwgr%5E929743f7e2ce85c8c4ccb105c91630c890227c58%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fkosovaime.tv%2Fukrainasit-suimojne-bazen-ajrore-ruse-ushtaret-e-putinit-gati-sa-nuk-rrezojne-aeroplanin-e-tyre-menduan-se-ishte-fluturake-e-kievit%2F

https://x.com/vanguardintel/status/1926532622684930284?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1926532622684930284%7Ctwgr%5E929743f7e2ce85c8c4ccb105c91630c890227c58%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fkosovaime.tv%2Fukrainasit-suimojne-bazen-ajrore-ruse-ushtaret-e-putinit-gati-sa-nuk-rrezojne-aeroplanin-e-tyre-menduan-se-ishte-fluturake-e-kievit%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *