Trump: Të eleminohen kartelet e drogës në Shqipëri dhe krimi i organizuar
Ndihmës Drejtori ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields ka mberritur në Tiranë me 19 Maj dhe ju ka përcjellë ministrit të Brendshem dhe Altin Dumanit urdhrin e Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi për eleminimin e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar, duke e konsideruar me gjuhë diplomatike “prioritet”, tha në një editorial të saj televizioni i Shqiptarve të Amerikës (ALBTVUSA) në Detroit.
Sipas televizionit të Shqiptarve të Amerikës, Fields, është takuar me ministrin e Brendshëm, por jo me Ramën. Vetëm dy ditë pas mbërritjes së Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, Antimafia italiane goditi në Shqipëri kartelin e drogës së Rames me emrin e “Pojës”, por aksioni u dekonspirua duke lejuar kokën e kartelit, “Visin e Pojës” të arratiset.
Ndërsa tre ditë pas mbërritjes se Fields në Tiranë, DEA amerikane e luftës kundër narkotikëve dhe pastrimit të parave njoftoi hapjen e zyres së saj në Tiranë.
Njoftimi i Ambasades amerikane:
Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj. Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë. Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm. Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë. Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit. Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.