ROZË

Bora Zemani flet për raportin e Donaldit me të birin: Ja çfarë më thotë Arbori për të

Bora Zemani është rrëfyer si rrallëherë për raportin e saj me Donald Veshajn dhe raportin e këtij të fundit me djalin e saj, Arborin.

Aktori ka treguar në mediat sociale se e shoqëron atë në prapaskenën e “Dancing with the stars” çdo të premte. Lidhur me këtë Bora tha se ka nevojë ta ketë Donaldin pranë, duke shtuar se edhe ajo shkon në emisionin e tij.

“Donaldi ka qenë aty për të më mbështetur, siç shkoj edhe unë te emisioni i tij. Më duhet Donaldi në “Dancing with the stars” qoftë edhe për një fjalë të mirë, ndihmë, duke më sjellë një shishe ujë. Çfarëdo që të ndodhë kthen sytë aty dhe ke njeriun tënd e thua “S’jam vetëm!””.-tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies së Donaldit me Arborin, moderatorja tha se janë shokë dhe kanë një raport shumë të mirë.

“Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë playstation bashkë”, tha ajo.

E pyetur nëse po mendon të sjellë një bashkëpunim me Donaldin dhe Semin, Bora tha: “Nuk e besoj. Kanë qenë fillimet e mia ato të këngës. Njeriu duhet të fokusohet te ato gjëra që di të bëjë më mirë dhe unë e gjej veten në pjesë të tjera.

Original Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *