Reagon familja e Haki Imerit për anëtarësimin e Gecit dhe Halilajt në ‘Guxo’: U shtua forca dhe…!
Familja e Haki Imerit përmes një postimi në Facebook kanë reaguar për anëtarësimin e Fatos Gecit dhe Gazmend Halilaj në Partinë Guxo.
Familja Imeri e vlerëson këtë lëvizje të dy anëtarëve të rinj, duke e quajtur forcë politike, përcjell “Bota sot”.
Tutje shkruhet që ky anëtarësim është veprim që tund themelet e krimineleve te kamufluar gjithandej.
Duke shtuar që u shtua një krah i ri në betejën kundër të keqes së vjetër.
Postimi i plotë
Te dashur miq,
-Me ardhjen e Fatos Gecit dhe Gazmend Halilajt, ne Partine Rugovjane , Guxo, Guxo nuk mori thjesht dy anëtarë të rinj.
-Mori forcë. Mori muskuj politikë.
-U shtua një krah i ri në betejën kundër të keqes së vjetër.
-Kur flasim për “të keqen”, nuk nënkuptojmë ndonjë dreq me brirë nga legjendat, apo edhe keto gejdhenat e rrahgjokesve te rreme..
-Por përbindëshin e vërtetë krimin e organizuar me maskë patriotike..
-Të quhesh “çlirimtar” nuk mjafton më. Sidomos kur e vetmja gjë që ke çliruar dhe qe synon është arka e shtetit.
-“Patriotizmi” i këtyre mashtuesve profesionistë me flamur është bërë si mall festiv.
– Shitet për çdo rast. Përdoret për çdo rast. Përveç mbrojtjes se shtetndertimit..
-Kur pyeten, thonë: “E kemi zbukuruar historine për propagandë.” Dhe vazhdojnë.
-Herë zjarr, herë shira. Herë gjykatës në librat e tyre, herë qengja në Hagë.
-Mjafton një gërvishtje, dhe poshtë del fytyra e vërtetë. Mashtrues ordiner.
-Zhvatës me zhurmë. Të kamufluar pas fjalëve të mëdha.
-Por tani, me këta dy zëra të rinj, Guxo forcohet.
– Bëhet aleat edhe më i denjë i LVV-së. Lufta kundër mashtrimit me stemë patriotike merr hov të ri..
-Urojmë Guxo-n: më shumë guxim. Më shumë veprim që tund themelet e krimineleve te kamufluar gjithandej ..
-Besojme qe zgjedhjete e ardhshme, bashkë me LVV-në, ta kthejnë propagandën në heshtje. Të keqen në një kujtim të hidhur, por ata qe pengojne shtetndertimin..
-Sepse e liga nuk mposhtet me lutje. Por me votë. Me vizion.