E tha BE-ja: Grenell dhe Serbia kanë ndërhyrë në zgjedhje kundër Albin Kurtit
Para pak ditësh, Bashkimi Evropian prezantoi raportin final për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Anëtarja e Parlamentit Evropian, Natalie Loiseau, duke folur për ndërhyrjet e jashtme nga shteti i Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, theksoi se janë vërejtur tendenca për të ndikuar në procesin e votimit.
Ajo që bie në sy në këtë raport të misionit të BE-së është theksimi i ndërhyrjes në zgjedhje nga Richard Grenell, në mbështetje të opozitës dhe kundër Albin Kurtit. Ajo që është thënë disa herë tashmë, vetëm sa u konfirmua: Grenell ka ndërhyrë në Kosovë në mbështetje të opozitës.
Kujtojmë se, në kulmin e fushatës, Richard Grenell publikoi një koment të gjatë në rrjetin social “X”, ku u bënte thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga deklaratat e Kurtit, pasi sipas tij, kreu i Vetëvendosjes nuk është një partner i besueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dihet se investimi i Serbisë për të dëmtuar Vetëvendosjen ka qenë shumë i madh – kjo nuk ka nevojë për koment. Por, ajo që duhet theksuar është fakti se edhe opozita është bërë bashkëpunëtore me Serbinë në përhapjen e sa më shumë dezinformatave ndaj z. Kurti.
S’ka dyshim se Grenell ka qenë dhe mbetet një argat i Vuçiqit dhe Serbisë, dhe kushdo që vepron si ai, i bën favore Serbisë. Investimi dhe interesi i Serbisë dhe Grenellit për ta rrëzuar Kurtin nga pushteti është i madh, pasi nuk po arrijnë të realizojnë synimet e tyre për ndarjen e Kosovës.
Por i gjithë ky investim shkoi huq, pasi Kurti doli i pari në zgjedhje, duke u dhënë një goditje të fortë atyre që punojnë dhe veprojnë kundër Kosovës.