ROZËTË FUNDIT

Kylie Jenner rrezaton me bikinit ikonike të Chanel të veshura nga Claudia Schiffer në vitet ’90

Kylie Jenner tregoi trupin e saj të mrekullueshëm në të njëjtin bikini glamoroz që Claudia Schiffer kishte veshur më shumë se 30 vite më parë.

ImageClaudia SchifferFoto galeri
Manjatja e bukurisë, 27 vjeç, pagoi plot 10,000 paund për bikinin dy pjesësh të zbukuruar me gurë të çmuar nga Chanel, të cilën modelja gjermane, 54 vjeç, e kishte parakaluar në pasarelë në vitin 1995.

Ashtu siç i shkonte për shtat Claudias gjithë ato vite më parë, edhe Kylie dukej mahnitëse në bikininë e kuqe të zbuluar, teksa ekspozonte gjoksin duke qëndruar shtrirë në një shezlong në një postim në Instagram gjatë fundjavës.

Në përshkrimin e postimit me fjalët “Nuk ka vend tjetër ku do të doja të ishaaa”, nëna e dy fëmijëve pozoi me stil pranë pishinës në setin luksoz, duke treguar fizikun e saj marramendës gjatë pushimeve në Turks dhe Caicos.

Një imazh mbresëlënës tregonte Kylie — e cila së fundmi ka nxitur thashetheme për ndërhyrje plastike — të ulur mbi shezlong, duke i hedhur një shikim joshës kamerës.

Një tjetër foto tregonte Kylie-n duke u rrezitur, e shtrirë anash mbi shezlong, ndërsa shfaqte format e saj mahnitëse.

Dhe në një postim në Instagram të mërkurën, Claudia zbuloi se ajo kishte mahnitur audiencën për herë të parë me po atë bikini për markën luksoze Chanel që në mesin e viteve ’90.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *