POLITIKATË FUNDIT

Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo

Albulena Haxhiu, ka folur sërish sot për media.

E propozuara nga radhët e VV-së për kryetare të Kuvendit, pas dështimit të 19-të të Parlamentit, është pyetur rreth ambicieve të kryetarit të Nismës Socialdemokrate për të parin e organit më të lartë legjislativ.

Haxhiu para mediave deklaroi se që e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit i takon partisë së parë dhe këtë ajo e cilësoi si “mishërim i vullnetit të popullit”.

“Nëse ne ndërtojmë një standard tjetër ku dikush tjetër na cakton neve emrat apo dikush tjetër ka kërkesa për të qenë në këtë pozicion, unë mendoj që ne nuk po e mishërojmë vullnetin e popullit. Vetëvendosje ka dalë subjekti i parë me 48 deputetë, prandaj ne po e deformojmë këtë. Por, edhe nëse vazhdojmë me preferenca siç po do opozita atëherë sot do ta kemi një kryetar që i pëlqen opozitës dhe nënkryetarë që i pëlqejnë pozitës. Por, ne nuk jemi këtu për t’i pëlqyer njëri-tjetrit. Ne jemi parti politike duhet të sillemi sipas rregullave kushtuese”.

Ajo foli edhe rreth propozimeve të partive të tjera për kandidat konsensual për postin e kryeparlamentarit.

Haxhiu deklaroi se “nuk jemi këtu për t’i pëlqyer njëri-tjetrit”.

“Ne jemi parti politike duhet të sillemi sipas rregullave kushtuese”.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje është e qartë se çka do. Lëvizja Vetëvendosje do që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe më pas që të vazhdojmë me hapa të tjerë për formimin e Qeverisë dhe siç e dini mandatari jonë, Kurti ka 15 ditë pastaj në dispozicion që të votohet Qeveria e Kosovës. S’është e qartë se çfarë do opozita. Në vazhdimësi kanë qëndrime të ndryshme. Është e qartë që ata kanë preferenca, kanë emra të përveçëm. Ne bazohemi në të drejta kushtetuese dhe të drejtat kushtetuese vlejnë më shumë se çkado tjetër. I takon Vetëvendosjes që të bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *