“Varësisht çka pijnë…” – Tomë Gashi “godet” kritikët e Kurtit: Populli e di kush është Albin Kurti
Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj zërave që e quajnë Albin Kurtin “spiun” të Serbisë apo Rusisë.
Ai tha se këto ofendime më shumë i përçudnojnë vetë autorët, pasi populli e di mirë kush është Kurti dhe kush janë ata që shpifin.
“Albini i fitoi 48 deputetë, ju mezi 3-4. Ju ka mujtë 8 me 2 – a s’po ju vjen marre?”, shkroi Gashi, duke shtuar se 400 mijë qytetarë që votuan për Kurtin nuk mund të jenë budallenj.
Postimi i plotë:
Çka ju ka tek ndonjërit, po jo më shumë se dy a tre veta!
Çdo ditë të lume e çdo natë në media e fyejnë veten duke e quajtur Albinin me lloj-lloj epitetesh që ndoshta vetë i kanë, por Albini jo.
E me këto epitete – jo Albini argat i Serbisë, jo Albini argat i Rusisë, jo Albini punon për Serbi e paguhet nga Rusia (varësisht çka pijnë), po e ofendojnë më shumë veten e aspak Albinin.
Populli e di kush është Albin Kurti e kush janë këta.
Po a nuk ju vjen pak marre nga vetja që kur thoni, sipas jush, se Albini është “spiun” i Serbisë e i Rusisë, ju ka mujtë 8 me 2?
Albini në zgjedhje i fitoi fiks 48 deputetë, e ju nja 3 apo 4 – se pak po harroj sa i keni.
Po Albini i ka nja 12 herë më shumë deputetë se ju!
E tash këta 400.000 qytetarë shqiptarë të Kosovës, me familjet e tyre, me kë janë sipas jush?
Shuni, se u koritët para krejtve!
E nja 7 apo 10 milionë shqiptarë 🇦🇱 sa jemi, po na vjen keq për ju – në çfarë derexhe keni ra, për pak pushtet e për shumë para!