Deputetja britanike: Agresionet e Serbisë ndaj Kosovës janë të rrezikshme, të veprohet me urgjencë
Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar Alicia Kearns, e cila edhe kryeson Komitetin për Politikë të Jashtme ka thënë se eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.
Ajo ka bërë thirrje urgjente drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar që të fokusohet tek Ballkani Perëndimor në veçanti tek Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.
“Urgjentisht duhet të shihet një fokus nga Zyra për Punë të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Postimi i saj
Përshkallëzimi dhe agresionet e vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Kearns.