POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Jam kurreshtar ta di cili gjyqtar e la në arrest shtëpiak Pantiqin e akuzuar për terrorizëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për lirimin e Dejan Pantiq në masën e arrestit shtëpiak.

Kurti ka shfaqur mospajtimin e tij me një vendim të tillë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke thënë se do të ishte shumë kureshtar ta dinte se kush është prokurori që ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak e cili është gjyqtari që e ka aprovuar meqë Dejan Pantiq akuzohet për terrorizëm.

“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi./GazetaExpress/

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Doris Pack i reagon ashpër Grenellit: Je gënjeshtar, serbët nuk po keqtrajtohen nga Qeveria e Kosovës


Kosovë-Shqipëri

Paralajmërohet vetting edhe për Policinë e Kosovës


Kosovë-Shqipëri

Duda Balje i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi” në televizionin boshnjak, kështu arsyetohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *