POLITIKATË FUNDIT

Hoti kërkon nga qeveria që të hiqen barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqen barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in.

Hoti në një status në Facebook shkruan për disa nga veprimet që Kosova duhet t’i ndërmarr që të del nga “kurthi” i Serbisë.

Hoti tha se qeveria duhet të kërkoj me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja që të bëjnë presion tek Serbia që të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.

“Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurth e Serbisë:

    1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.
    2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.
    3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.
    4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Ibrahimaj: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon


Kosovë-Shqipëri

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët


Kosovë-Shqipëri

Policia e Kosovës fton qytetarët të mos kalojnë kah pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *